Nutricionistja Rick Hay mënyrën se si ta freskoheni trupin me artikuj ushqimorë dhe lëngje

Ajo këshillon marrjen e vitaminës B, sepse ajo zvogëlon stresin i cili çon në djersitje të shtuar, si edhe zvogëlim të alkoolit dhe të kafeinës, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, duhet konsumuar ushqim të lehtë dhe pemë, siç janë rrushi dhe shalqiri, të cilat treten më lehtë.

“Vitamina B rregullon hormonet dhe e mban nën kontroll nivelin e stresit. Kur djersitemi shpesh bëhemi nervozë për shkak të djersitjes dhe “njollave” të cilat krijohen në rroba. Atëherë edhe më shumë ngrihet temperatura e trupit tonë, andaj edhe bëhemi anksiozë dhe i nënshtrohemi stresit. E gjitha kjo çon deri në djersitje të shtuar”, thotë Rick Hay.

Vitamina B ka rolin kyç, sepse lidh endokrinet dhe sistemin nervor të cilat kanë rol të rëndësishëm në reagimin ndaj stresit. Kur jemi nën stres ai hormon punon më shumë.

Disa studime kanë treguar që vitaminat B6, B9 dhe B12 ndihmojnë në rregullimin e nivelit të stresit.

Magnezi gjithashtu është “luftëtar” kundër djersitjes së shtuar, sepse nëse nuk kemi mjaftueshëm magnez dhe kalcium, atëherë nervat humbin kontrollin mbi hapjen dhe mbylljen e poreve nëpër të cilat del djersa.

Magnezi ndihmon që organizmi të përshtatet me stresin ditor.

“Kur djersitemi humbim mjaft magnez. Kjo çon deri në djersitje të shtuar, andaj është e nevojshme të kompensohet. Hani perime që kanë ngjyrë të gjelbër të errët, arra dhe fara në mënyrë që të kompensoni magnezin, ndërsa vezët syze dhe tharmin e birrës për vitaminën B. Ato janë të mira për sistemin tuaj nervor dhe ndihmojnë në rregullimin e djersitjes”, thotë Rick Hay.

Femrave të cilat në menopauzë u rekomandohet të përdorin bimën schisandra, e cila rregullon djersitjen e natës. Hani pemë dhe perime midis racioneve. Kënaquni me shalqi, rrush, pjepër, por edhe kastravecë, selino dhe rrika.

Mos nënvlerësoni të mirat e sherbelës e cila me vite të tëra zgjidh këtë problem. Sherbela është burim natyral i flavonoideve dhe polifenoleve gjë që e bën antioksidant të mirë dhe mjet antibakterial. /Telegrafi/