LAJMI I FUNDIT:

City vazhdon interesimin për Laporten, përkundër lëndimit

City vazhdon interesimin për Laporten, përkundër lëndimit
Laporte i Athletic Bilbaos

Manchester City mbetet i interesuar për transferimin e Aymeric Laporte, por Athletic Bilbao dëshiron të shmangë interesimin e klubeve tjera duke i ofruar kontratë të përmirësuar.

Pep Guardiola e sheh francezin si përforcimin adekuat për mbrojtjen e Manchester Cityt, por 21-vjeçari theu këmbën dhe pritet të mungojë në tre apo katër muajt e ardhshëm.


Edhe pse City ka vendosur që të tërhiqet përkohësisht nga gara për Laporten, mediet angleze raportojnë se klubi nuk do të shikojë për mundësi tjera deri në hapjen e afatit kalimtar të verës.