LAJMI I FUNDIT:

City konfirmon se dy yjet e skuadrës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19

City konfirmon se dy yjet e skuadrës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19

Manchester City është prekur nga pandemia coronavirus.

Gjiganti anglez ka njoftuar se dy lojtarët e ekipit të parë, Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.


Si Mahrez ashtu edhe Laporte kanë rezultuar pozitiv pas testeve të bëra edhe pse dyshja nuk ka pasur simptoma.

“Manchester City mund të konfirmojë se Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte kanë rezultuar pozitiv me Covid-19”.

“Të dy futbollistët aktualisht janë në vet izolim në përputhje me protokollin e Ligës Premier dhe qeverisë për karantinim. Ata nuk kanë pasur simptoma”.

“Të gjithë në klub i urojmë shërim të shpejtë Riyad dhe Aymeric para rikthimit të tyre në stërvitje”, thuhet në njoftimin e Cityt.

Edhe klubet tjera të Ligës Premier janë përballur me këtë situatë pasi shumë nga yjet e skuadrave janë infektuar me Covid-19. /Telegrafi/