LAJMI I FUNDIT:

City fitoi në Anfield për herë të parë që nga viti 2003, Guardiola pranon arsyen e vërtetë të humbjes së Liverpoolit

City fitoi në Anfield për herë të parë që nga viti 2003, Guardiola pranon arsyen e vërtetë të humbjes së Liverpoolit
(Foto: Twitter/The Pep)

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se Anfieldi është krejtësisht ndryshe pa tifozë dhe Liverpoolit i mungon mbështetja e tyre.

Skuadra e spanjollit i nënshtroi Redsat në stadiumin e tyre duke fituar me rezultat 4-1 në përballjen e të dielës mbrëma.


Pas kësaj humbjeje, Liverpooli pozicionohet në vend të katërt në tabelë dhe lideri tashmë është 10 pikë larg.

Kjo ishte fitorja e parë e Citizens në Anfield që nga viti 2003 dhe vetëm fitorja e dytë e tyre në 34 vizitat që i kanë bërë në stadiumin legjendar.

(Foto: Twitter/Premier League)

Ishte hera e parë që Guardiola fitonte në këtë stadium dhe ka pranuar se nuk ishte njësoj sikurse në rastet kur tribunat ishin të mbushura me tifozë.

City i Pep Guardiolas triumfon me një fitore të thellë në Anfield, Liverpooli gjithmonë e më larg kreut
Lexo po ashtu City i Pep Guardiolas triumfon me një fitore të thellë në Anfield, Liverpooli gjithmonë e më larg kreut

Ishte e rëndësishme t’i merrnim tri pikët. Jam krenar që këta janë lojtarët që e kanë thyer rekordin pas një kohe të gjatë. Kjo dëshmon se sa vështirë është”.

“Të shpresojmë që herën tjetër të bëjmë paraqitje të njëjtë edhe me tifozë, sepse Anfieldi me dhe pa njerëz, është krejtësisht ndryshe”.

“Mund ta imagjinoj se si do të ishte reagimi i Anfield pas 1-1 (kur Liverpooli e barazoi rezultatin) dhe ndikimi i tyre (tifozëve) ndaj lojtarëve”.

“Megjithatë, reagimi ynë ishte i mirë pas humbjes së penalltisë dhe pranimit të golit”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori