LAJMI I FUNDIT:

City eliminon Brightonin dhe kualifikohet në finale të FA Cup

City eliminon Brightonin dhe kualifikohet në finale të FA Cup
Festa e lojtarëve të Cityt pas golit nga Gabriel Jesus (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Manchester City është kualifikuar në finale të Kupës FA, pas fitores ndaj Brighton & Hove Albion (1-0) në gjysmëfinalen e zhvilluar të shtunën në Wembley Stadium.

Mjaftuan vetëm katër minuta që të zhbllokohej rezultati. Kevin De Bruyne dhuroi një harkim në zonë, ndërsa Gabriel Jesus shënoi me kokë. Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.


Raheem Sterling pati një mundësi të mirë në gjysmën e dytë, mirëpo portieri Matheë Ryan intervenoi për mrekulli duke ia mohuar golin.

Deri në fund të takimit nuk pati gola të tjerë, ashtu që City u mjaftua me fitore minimale për të kaluar në finalen e FA Cup.

Fragment nga ndeshja ndërmjet Cityt dhe Brightonit (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Theksojmë që Pep Guardiola vendosi të luante me Edersonin në portë edhe në këtë ndeshje të kupës duke e lënë në bankë portierin e Kosovës, Arijanet Muriqi.

Finalisti tjetër do të vendoset të dielën në stadiumin Wembley, ndërmjet Watfordit dhe Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/