LAJMI I FUNDIT:

Çitaku sqarohet për mospjesëmarrjen e PDK-së në promovimin e librit për ish-presidentin Hashim Thaçi në Tiranë

Çitaku sqarohet për mospjesëmarrjen e PDK-së në promovimin e librit për ish-presidentin Hashim Thaçi në Tiranë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku gjatë intervistës në “Përballje” / Foto: Ridvan Slivova

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se nuk ka marrë asnjë ftesë për të qenë pjesëmarrëse në promovimin e librit për ish-presidentin Hashim Thaçi në Tiranë.

Sipas një deklarate të bërë në rrjetin social Facebook, Çitaku thekson se lajmin e ka marrë vesh nga mediat.


“Gjatë së ditës së sotme, u bëmë të vetëdijshëm përmes raportimeve në media për një promovim libri që ka ndodhur në Tiranë, ku protagonist është Hashim Thaçi, i përshkruar në veprën ‘Shtet i ri, burrë shteti modern’ të shkrimtarëve Roger Boyes dhe Suzy Jagger,” bëri të ditur Çitaku.

Ajo shtoi se mospjesëmarrja e zyrtarëve të PDK-së nuk bazohet në ndonjë aludim të fshehtë, por në faktin e thjeshtë që “asnjë ftesë nuk është adresuar drejt kryetarit, kryesisë, deputetëve të grupit parlamentar, apo madje as familjarëve dhe miqve të ngushtë”.

“Në rast se një ftesë do të na ishte dërguar, padyshim do të përgjigjeshim pozitivisht,” vazhdoi për të shprehen Çitaku.

“Jemi të shpresëplotë se aktivitete të tilla do të organizohen së shpejti edhe në qytete të tjera. Libri në fjalë ka një rëndësi të madhe dhe është i denjë për t’u lexuar dhe debatuar kudo në trevat shqiptare”, shkroi Çitaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori