Është raportuar së fundmi në disa mediume të Shqipërisë se këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Por një lajm të tillë e ka demantuar vet këngëtarja, përmes një njoftimi të publikuar të premten në rrjetin social Instagram.

Çiljeta e cila prej vitesh është në lidhje me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën, ka theksuar se bashkë me partnerin e saj të ri kanë dëshirë të kenë fëmijë, por që ende s’e kanë marrë atë vendim.

“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë! Ju uroj fundjavë të bukur”, ka shkruar Xhilaga në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Çiljeta përndryshe është nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Fernando.

Ndërkohë edhe futbollisti Alban Hoxha ka gjithashtu një djalë nga martesa e mëparshme, të cilin e quan Beko. /Telegrafi/

Alban Hoxha (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)