Çiljeta bën edhe dy ndërhyrje të tjera estetike


Çiljeta Xhilaga i është nënshtruar sërish ndërhyrjeve estetike dhe këtë herë bëhet fjalë për dy të tilla.
Këngëtarja e bërë tanimë nënë ka kohë që nuk kryen ndërhyrje kirurgjikale, por mesa duket ka vendosur për të tilla, një sërish në hundë dhe tjetra në bark.
Në një nga klinikat e Tiranës, Çiljeta ka bërë edhe një tjetër operacion dhe është pikërisht në bark. Jo më larg se dje ajo është larguar nga klinika e shoqëruar nga të afërmit e saj.
Edhe pse e ënjtur në fytyrë personi që ka bërë të ditur për Indeksionline ka arritur ta njohë lehtësisht duke konfirmuar kështu edhe operacionet e saj nga burime te sigurta pranë këngëtares. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/01/2016
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































