ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

E tërë kjo ngjarje u regjistrua me kamerë nga shoku i tij ndërsa videoja u bë hit në YouTube menjëherë. Derisa po ngiste biçikletën nëpër savanë Spuy me siguri as që kishte menduar për kafshët e egra që jetojnë aty.

Dhe sa hap e mbyll sytë pa një antilopë e cila u vërsul drejt tij. Në video dëgjohet shoku i tij Travis Walker duke i thënë Van der Spuyt “Ruaju kaprolli”. Evan vetëm kthen kokën në anën e djathtë dhe më nuk mund të bëjë asgjë.


Sipas gazetës Global Post, Va nder Spuyn e goditi një antilopë mashkull dhe kjo specie mund të peshon mbi 150 kilogramë. Për çudi, ai edhe pse i tronditur nuk pësoi lëndime serioze, edhe pse helmeta iu thye.

Më vonë në Twitter njoftoi se është mirë, vetëm se kishte vrarë pak qafën dhe i falënderoi shokët për ndihmën. /Telegrafi/