LAJMI I FUNDIT:

Cikalleshi beson se Shqipëria mund të fitojë sërish në Izrael

Cikalleshi beson se Shqipëria mund të fitojë sërish në Izrael

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbajtur stërvitjen e radhës para përballjes me Izraelin që e zhvillon më 24 shtator në Tel Aviv.

Futbollisti i radhës që ka dalë në konferencën për shtyp ishte sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili tha se shpresojnë të marrin një rezultat pozitivë nga kjo përballje.

“Po punojmë shumë, po bëjmë më të mirën për momentin, edhe pse grupi nuk është i plotë. Shpresojmë të marrim rezultatin që na çon në realizimin e objektivave”.

“Më mirë është të luaj me dy sulmues, kur kam një partner afër mundësia e shënimit është më e madhe. Besoj kështu do vazhdojmë të luajmë. Rëndësi ka që të jetë grupi i plotë. Problemi i ndeshjes së fundit ishin gabimet që mund të evitoheshin. Kemi bërë analiza me video, i kemi parë gabimet dhe besoj do i përmirësojmë”.

“Izraeli? Kundërshtar i vështirë, grup më i vështirë se përpara. Të bëjmë më të mirën taktikisht. Të mos pësojmë dhe më pas të shohim për të shënuar e fituar. Na bëjnë punë vetëm tre pikët në Izrael”, tha Cikalleshi.

Tutje Cikalleshi foli edhe për kalimin te skuadra arabe Al-Khaleej, duke thënë se edhe pse është larg do të jetë gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren.

“Tani jam pak larg. Po tentoj të provoj një aventurë të re, kam dy vite kontratë me Konyasporin, mund të rikthehem përsëri aty pas një viti. Do të jem gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren. Jam pak larg, kampionati nuk është si në Turqi”.

“Nëse do shënoj dhe do bëj prezenca të mira, mendoj se ftesa e Kombëtares nuk do më mungojë. Është kampionat i ri, shpresoj të përshtatem sa më shpejt dhe të shënoj. Nëse arrij në formë besoj se do ndihmoj edhe Kombëtaren”.

“Ndeshje e vështirë. Kemi fituar më parë në Izrael, edhe atëherë ishin ekip shumë i mirë. Ndoshta mund të ndryshojë edhe skema, mund të jemi më shumë ofensivë pasi na duhet vetëm fitorja. Mund të ketë ndryshime, jam i sigurt se trajneri do të bëjë më të mirën, që të dalim në fushë në maksimumin tonë taktik dhe fizik”, deklaroi Cikalleshi. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori