Këngëtarja e famshme amerikane, Christina Aguilera, së fundmi ka performuar në Ice Palace në St.Petersburg.

Në momentin kur po performonte, këngëtares i ndodhi një gjë e pazakontë në skenë, teksa papritmas ka rënë nga shkallët.

Mirëpo, 38-vjeçarja është ndihmuar nga balerinët e saj dhe që më pas vazhdoi të interpretojë njëjtë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ndërkohë, ajo po vazhdon turneun e koncerteve të saj anembanë botës dhe tashmë numëron fansa të shumtë.

Të gjitha lajmet nga Christina Aguilera Të gjitha lajmet nga Christina Aguilera

Bukuroshja amerikane javë më parë ka festuar 20-vjetorin e karrierës së saj, ndërsa e bëri debutimin me këngën “Genie in a Bottle”. /Telegrafi/