LAJMI I FUNDIT:

Chris Rock thuhet se nuk e dinte që Jada Pinkett Smith vuan nga alopecia gjatë kohës kur bëri shaka me të

Chris Rock thuhet se nuk e dinte që Jada Pinkett Smith vuan nga alopecia gjatë kohës kur bëri shaka me të

Chris Rock nuk e dinte për sëmundjen e Jada Pinkett Smith kur bëri shaka për kokën e saj tullac në Oscars 2022, sipas TMZ.

“Ai nuk ka një qëllim të keq”, tha një burim për gazetën të hënën (28 mars).


Will Smith goditi Rock, për shaka se ai u tallje me gruan e tij gjatë kohës sa ndodhej në skenën e Akademisë së  Filmit.

Foto: Getty Images

“Jada, të dua, “GI Jane 2″, mezi pres ta shoh atë”, tha Rock në skenë ndërsa përgatitej të prezantonte çmimin për “Dokumentarin më të mirë”.

Smith qeshi në fillim, por sapo pa reagimin e tërbuar të Pinkett Smith, ylli i “King Richard” u zemërua dhe u ngjit në skenë për tu përballur me Rock në mbrojtje të bashkëshortes së tij.

Pasi u kthye në vendin e tij, Smith i bërtiti i acaruar ndaj Rock-ut: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.

Foto: Getty Images

“Kjo ishte nata më e madhe në historinë e televizionit”, iu përgjigj sulmit komediani sulmit të Smithit dhe premtoi të mos përmendte përsëri Pinkett Smith.

Pinkett Smith, e cila debutoi me kokën e rruar verën e kaluar, vuan nga alopecia dhe ka qenë e zëshme për luftën e saj me rënien e flokëve.

“Tani në këtë pikë mund vetëm të qesh”, tha ajo në një video në Instagram të postuar muaj më parë, shkruan PageSix.

Foto: Getty Images

“Ju të gjithë e dini se unë kam qenë duke luftuar me alopecia. Shikoni këtë rresht pikërisht këtu … u shfaq kështu. Dhe kjo do të jetë pak më e vështirë për mua të fshihem, kështu që mendova që thjesht ta ndaj në mënyrë që të mos bëni asnjë pyetje”, kishte deklaruar ajo.

Në përgjigje të mbrojtjes së Smithit ndaj bashkëshortes së tij, Akademia tha të dielën mbrëma se “nuk e pranon dhunën e asnjë forme”.

Foto: Getty Images

Ndërkohë të hënën (28 mars), organizata deklaroi se “dënon” veprimet e Smith dhe zbuloi se një “shqyrtim zyrtar” ishte nisur.

Will Smith i kërkon falje Chris Rockut pas goditjes me shuplakë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”
Lexo po ashtu Will Smith i kërkon falje Chris Rockut pas goditjes me shuplakë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”

Sipas The Hollywood Reporter, Smith mund të pezullohet anëtarësimi i tij në Akademinë, gjë që anëtarët po bëjnë thirrje.

Megjithatë, çmimi i tij për aktorin më të mirë – që është “Oscar”-i i tij i parë q% fitoi të dielën mbrëma për rolin e tij në “King Richard” – ka më pak gjasa të revokohet.

Rock nuk ka paraqitur një raport policor kundër Smith për shuplakën e tij në skenë, sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori