LAJMI I FUNDIT:

Chiellini me gjasa të vogla për Bayernin

Chiellini me gjasa të vogla për Bayernin

Giorgio Chiellini mbetet në dyshim për ndeshjen e rëndësishme të Juventusit në mesjavë kundër Bayern Munichut.

Mbrojtësi italian ka pasur probleme me lëndim në javët e fundit dhe akoma nuk është riaftësuar sa duhet për lojë.


“A do t’ia dalë Giorgio Chiellini për ndeshjen në Munih? Nuk e di”, ka thënë Allegri.

“Ai nuk është stërvitur me skuadrën ende dhe nëse nuk fillon më herët ta bëjë këtë, atëherë nuk do të jetë i gatshëm”, ka shtuar trajneri.

Kujtojmë që Juve dhe Bayerni luajtën baras (2-2) në ndeshjen e parë në Torino, prandaj Zonja e Vjetër duhet të fitojë ose të barazojë me mbi dy gola në Allianz Arena, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/