LAJMI I FUNDIT:

Chelseat i rikthehet Kante para finales me Arsenalin

Chelseat i rikthehet Kante para finales me Arsenalin
N'Golo Kante(Foto: Chelsea/Twitter)

Chelsea ka marrë një lajm tejet të mirë para finales së Ligës së Evropës ndaj Arsenalit, pasi N’Golo Kante është rikthyer në stërvitje pas lëndimit që kishte pësuar dy javë më parë.

Trajneri Maurizio Sarri kishte thënë se ai ndoshta kishte bërë gabim që e kishte inkuadruar mesfushorin francez në ndeshjet e fundit, derisa kishte opsione tjera dhe duhet ta linte të pushonte.


Por, N’Golo Kante është rikthyer në stërvitje këtë të hënë, gjersa Chelsea po përgatitet që të udhëtojë në Baku për t’u përballur në finale e Ligës së Evropës me Arsenalin.

Ky lajm është padyshim i mirë për Sarri para lojës së madhe, por edhe në momentin ku ai po lidhet me një shkarkim nga skuadra londineze dhe të zëvendësohet nga Frank Lampard.

Të Kaltrit e Londrës tashmë kanë disa probleme me lëndime, me Ruben Loftus-Cheek dhe Callum Hudson-Odoi, që kanë dhimbje në thembër.

Të gjitha lajmet nga Liga e Evropës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Evropës

Chelsea dhe Arsenal do të përballen më 29 maj (e mërkure) në Baku të Azerbajxhanit në kuadër të finales së Ligës së Evropës, me Topçinjtë që kanë më shumë presion, duke ditur se nuk kanë arritur të kualifikohen nga Liga Premier në Ligën e Kampionëve, andaj ky është shansi i tyre i fundit, por edhe për ta fituar për herë të parë Ligën e Evropës. /Telegrafi/