LAJMI I FUNDIT:

Chelsea triumfon me lehtësi ndaj Burnley – Pulisic shkëlqen me het-trik

Chelsea triumfon me lehtësi ndaj Burnley – Pulisic shkëlqen me het-trik
Chelsea (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka fituar në udhëtim te Burnley me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ligën Premier.

Blutë e Londrës kanë vazhduar formën e mirë duke marr edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat.


Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët përveç rasteve të shumta shënuan edhe dy gola.

Ishte ylli amerikan, Christian Pulisic, i cili shënoi fillimisht në minutën e 21-të për 0-1, ndërsa në të 45-tën shënoi për 0-2.

Momenti i golit të parë nga Pulisic (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Blutë filluan furishëm duke shënuar edhe dy gola të shpejtë, ndërsa edhe vendasit arritën të shënojnë dy gola.

Në minutën e 56-të, Pulisic u përkujdes të kompletoj het-trikun duke shënuar për 0-3, ndërsa Willian (58′) thelloi epërsinë në 0-4.

Në fund të ndeshjes, Burnley shënoi me anë të Jay Rodriguez (86′) për 1-4, teksa Dwight McNeil (88′) vulosi rezultatin përfundimtar 2-4.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka 20 pikë në vendin e katërt, ndërsa Burnley renditet në pozitën e 11-të me 12 pikë.

Në takimin e radhës, Blutë udhëtojnë te Watfordi, teksa Burnley udhëton te Sheffield Unitedi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori