LAJMI I FUNDIT:

Chelsea synon transferimin e një sulmuesi prej 60 milionë euro në janar

Chelsea synon transferimin e një sulmuesi prej 60 milionë euro në janar

Chelsea ka qenë një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror dhe padyshim skuadra që ka shpenzuar më së shumti për transferimin e futbollistëve.

Megjithatë londinezët pritet që të bëjnë shpenzime të mëdha edhe në janar, me presidentin Todd Boehly që nuk e ka problem të shpenzoj për të afruar futbollistë cilësorë.


Pavarësisht sjelljes së sulmuesve të talentuar si Nicolas Jackson, Christopher Nkunku dhe Cole Palmer, asnjëri prej tyre nuk ka arritur të mbushë boshllëkun e lënë nga largimi i lojtarëve kryesorë sezonin e kaluar.

Zbulohen detaje interesante, Ivan Toney ka vënë bast kundër ekipit të tij plotë trembëdhjetë herë!
Lexo po ashtu Zbulohen detaje interesante, Ivan Toney ka vënë bast kundër ekipit të tij plotë trembëdhjetë herë!

Të vetëdijshëm se mungesa e një goli mund të rrezikojë projektin e tyre ambicioz, Chelsea tashmë po planifikon një strategji për të forcuar vijën e sulmit në janar.

Objektivi kryesor i londinezëve për repartin ofensivë në janar është sulmuesi anglez Ivan Toney i cili aktualisht është i suspenduar.

Mediat në Ishull kanë raportuar se për të arritur te sulmuesi, Chelsea është gati të shpenzojë deri në 60 milionë euro në drejtim të Brentfordit.

27-vjeçari në 68 ndeshje zyrtare të zhvilluara në Ligën Premier ka realizuar 32 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë dhe shihet si zgjedhja e problemeve për golat te Chelsea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori