eksperti-banner

Chelsea ka nisur planet për rindërtimin e skuadrës nën drejtimin e trajnerit të ri Xabi Alonso, me drejtuesit e klubit që tashmë kanë identifikuar dy prioritetet kryesore për afatin kalimtar veror.

Sipas raportimeve të "The Athletic", londinezët synojnë të përforcojnë repartin defensiv me një qendërmbrojtës të nivelit të lartë, ndërsa në sulm kërkojnë një lojtar të gjithanshëm që mund të ofrojë më shumë alternativa në fazën ofensive.


Klubi po shqyrton disa opsione për të dy pozicionet dhe raportohet se janë identifikuar tre deri në katër kandidatë për secilin rol. Megjithatë, afati kalimtar mund të ndikohet nga zhvillimet rreth Kupës së Botës për Klube, e cila mund të shtyjë finalizimin e disa marrëveshjeve.

telegrafi.com

Një nga emrat që pëlqehet shumë në "Stamford Bridge" është Morgan Rogers. Ylli i Aston Villas ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe është bërë një nga futbollistët më të kërkuar në Angli. Chelsea, megjithatë, nuk është i vetëm në garë, pasi interesim për të kanë shfaqur edhe Arsenali, Manchester Unitedi dhe PSG-ja. Aston Villa besohet se kërkon rreth 80 milionë funte për kartonin e tij.

Në mbrojtje, Chelsea ka shqyrtuar mundësinë e transferimit të Ibrahima Konates nga Liverpooli. Francezi nuk ka rinovuar kontratën me "The Reds", por sipas raportimeve aktuale, destinacioni i tij më i mundshëm mbetet Real Madridi.

telegrafi.com

Ndërkohë, pritet të ketë edhe lëvizje të rëndësishme në dalje. Enzo Fernandez vlerësohet me rreth 120 milionë funte, ndërsa Marc Cucurella po monitorohet nga Atletico Madridi dhe Barcelona. Gjithashtu, njëri nga Nicolas Jackson ose Liam Delap mund të largohet gjatë verës.

Lista e futbollistëve që mund të largohen përfshin edhe Filip Jorgensenin, Axel Disasin, Tyrique George dhe David Datro Fofanan, duke krijuar hapësirë në skuadër dhe në buxhetin e pagave.

Në anën tjetër, Chelsea do të mirëpresë disa përforcime të reja. Geovany Quenda dhe Mike Penders do t'i bashkohen zyrtarisht ekipit këtë verë, ndërsa Emmanuel Emegha do të kompletojë transferimin e tij nga Strasbourg.

Me ardhjen e Xabi Alonsos në stol, Chelsea synon të ndërtojë një skuadër më konkurruese dhe më të balancuar, ndërsa merkatoja e verës pritet të jetë vendimtare për projektin e ri të klubit londinez. /Telegrafi/

telegrafi sport app