LAJMI I FUNDIT:

Chelsea pranon ofertën, Hazard te Real Madridi për 190 milionë euro?

Chelsea pranon ofertën, Hazard te Real Madridi për 190 milionë euro?
Eden Hazard (Getty Images)

Eden Hazard pritet të bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit, raportojnë mediat franceze.

Gjiganti spanjoll ka liruar Cristiano Ronaldon, i cili është transferuar te Juventusi para disa ditësh për një shifër prej 112 milionë eurosh.


Kështu, drejtuesit e skuadrës nga Santiago Bernabeu janë hedhur në sulm për të gjetur shpejt zëvendësuesin e yllit portugez.

Hazard: Jam gati të largohem nga Chelsea, Real Madridi klub ëndrrash
Lexo po ashtu Hazard: Jam gati të largohem nga Chelsea, Real Madridi klub ëndrrash

Real Madridi është i interesuar për sigurimin e yllit të Chelseat, Hazard si zëvendësues i Ronaldos, por edhe shërbimet e portierit belg Thibaut Courtois.

Hazard dhe Courtiois janë prioritetet e Real Madridit (Getty Images)

Por, sipas mediave në Francë, Mbretërit kanë rënë dakord për një marrëveshje e cila përfshin vetëm mesfushorin-sulmues.

Sipas mediumit francez Le10Sport, Blutë dhe Los Blancos kanë rënë dakord për një shifër prej 170 milionë funteve apo 190 milionë eurove për Hazardin.

Laudrup: Kam folur me Hazardin, do t'i bashkohet Real Madridit
Lexo po ashtu Laudrup: Kam folur me Hazardin, do t'i bashkohet Real Madridit

Ylli belg gjatë karrierës së tij në Stamford Bridge ka shënuar 89 gola dhe ka siguruar 70 asistime në 300 paraqitje për Blutë.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur edhe arritja e marrëveshjes për Courtois, i cili pritet të transferohet në Bernabeu për 35 milionë euro pasi ka vetëm edhe një vit kontratë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori