LAJMI I FUNDIT:

Chelsea pajtohet të paguajë çmimin e kërkuar nga Interi për Vecinon

Chelsea pajtohet të paguajë çmimin e kërkuar nga Interi për Vecinon

Chelsea thuhet se ka pranuar të përmbushë çmimin e kërkuar prej 28 milionë eurosh për mesfushorin e Interit, Matias Vecino, i cili ishte i lidhur edhe me Evertonin.

28-vjeçari uruguaian ka rënë në hierarkinë e zgjedhjeve këtë sezon, sidomos pas ardhjes së Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur në janar.


Vecino tashmë kishte qenë shumë afër largimit muajin e kaluar, por Evertoni dhe Chelsea nuk ishin në gjendje të binin dakord për kushtet.

Interi refuzon ofertën e Unitedit për Vecinon
Lexo po ashtu Interi refuzon ofertën e Unitedit për Vecinon

Sipas gazetës Sunday Express, Chelsea tani është gati të paguajë gjatë verës çmimin prej 28 milionë eurosh të kërkuar për Vecinon nga Interi.

Interi e bleu atë nga Fiorentina në vitin 2017 për 24 milionë euro dhe ai e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali me Fiorentina, Cagliari dhe Empoli.

Ai ka bërë 20 paraqitje konkurruese për Nerazzurrët këtë sezon, duke kontribuar me tre gola dhe një asistim.

Kontrata e tij në Giuseppe Meazza është e vlefshme deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/