LAJMI I FUNDIT:

Chelsea me ofertë joshëse për Candrevan dhe Interin  

Chelsea me ofertë joshëse për Candrevan dhe Interin  

Kampioni i Ligës Premier, Chelsea thuhet se kanë bërë një hetim për mesfushorin italian, Antonio Candreva, duke i ofruar Interit një shifër rreth 23 milionë funte apo rreth 26 milionë euro për shërbimet e tij.

Trajneri i Bluve, Antonio Conte thuhet se ishte i interesuar për mbrojtësin e djathë brazilian të Real Madridit, Danilo, por tani duket se do të bashkohet me Manchester Cityn dhe italian ka kthyer sytë kah bashkëkombësi i tij Candreva.


Shefi i Chelseat dëshiron dikë që do të sfidojë Victor Mosesin për vendin e anësori të krahut të djathtë dhe ai është pikërisht mesfushori i Interit.

Zyrtare: Morata nënshkruan me Chelsean (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: Morata nënshkruan me Chelsean (Foto)

Conte nuk arriti të transferojë Candrevan e gjithanshëm në afatin kalimtar të transferimeve të janarit – por është i bindur se ai mund ta marrë këtë herë këtë futbollistë me ofertën e duhur.

Sipas asaj që kupton mediumi anglez SunSport, Interi ngurron të shesë 30-vjeçarin, të cilin e bleu nga Lazio verën e kaluar për 18.7 milionë funte.

Interi më parë do ta largonte Ivan Perisicin te Manchester United – por Djajtë e Kuq u përplasën me çmimin e kërkuar prej 48 milionë funtesh apo rreth 55 milionë euro.

Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Chelseat, Rudiger bëhet i dyti (Foto)
Lexo po ashtu Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Chelseat, Rudiger bëhet i dyti (Foto)

Candreva është i gatshme të shkojë në Stamford Bridge pas asaj që gjigantët italianë zhgënjyen gjatë sezonit të kaluar.

Conte punoi me të kur ai ishte trajner i kombëtares së Italisë dhe perspektiva e lidhjes përsëri, në një klub që sfidon në të gjitha frontet, do të ishte joshëse.

Kampionët e Ligës Premier janë gjithashtu të gatshëm që t’i ofrojnë Candrevas një rritje të madhe në pagës së tij prej 85 mijë eurove në javë te Interi. /Telegrafi/