LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Chelsea luan për pikë të plota ndaj Brentfordit – Broja nga minuta e parë

Formacionet zyrtare: Chelsea luan për pikë të plota ndaj Brentfordit – Broja nga minuta e parë

Chelsea është mysafir i Brentfordit në Gtech Community Stadium, në kuadër të xhiros së 12-të në Ligën Premier.

Blutë i kanë zhvilluar nëntë ndeshje deri më tani dhe qëndrojnë në kuotën e 19 pikëve, tetë më pak se lideri Arsenal (që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar).


Brentfordi i ka zhvilluar 10 takime dhe qëndron në pozitën e nëntë në tabelë me 13 pikë të arkëtuara.

Trajnerët Thomas Frank dhe Graham Potter i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Brentfordit: Raya, Zanka, Mee, Pinnock, Roerslev, Henry, Onyeka, Janelt, Jensen, Mbeumo, Toney.

Formacioni startues i Chelseat: Arrizabalaga, Azpilicueta, Chalobah, Koulibaly, Loftus-Cheek, Mount, Jorginho, Cucurella, Gallagher, Broja, Havertz.


/Telegrafi/