LAJMI I FUNDIT:

Chelsea me katër mungesa të mëdha ndaj Juves, Kante është infektuar me COVID-19

Chelsea me katër mungesa të mëdha ndaj Juves, Kante është infektuar me COVID-19
(Foto: Twitter/Goal)

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka njoftuar se N’Golo Kante do të mungojë në ndeshjen kundër Juventusit, si pasojë e infeksionit me coronavirus.

Blutë udhëtojnë në Torino, ku nesër (e mërkurë) do të luajnë përballë Bianconerëve në Allianz Stadium.


Zonja e Vjetër nuk do t’i ketë në dispozicion dyshen e sulmit, Paulo Dybala e Alvaro Morata, derisa edhe te mysafirët mungojnë emra të rëndësishëm, si Christian Pulisic, Reece James, Mason Mount e N’Golo Kante.

(Foto: Twitter/Frank Khalid)

“Atyre u mungojnë disa lojtarë, njësoj edhe neve. Duhet respektuar cilësia dhe tradita e këtij klubi (Juventusit). Është një sfidë e vështirë, kemi nevojë për energji pozitive dhe vendosmëri që të reagojmë (pas humbjes nga Manchester City në Ligën Premier)”.

Allegri konfirmon dy mungesat e mëdha të Juventusit: Nuk luajnë ndaj Chelseat dhe Torinos
Lexo po ashtu Allegri konfirmon dy mungesat e mëdha të Juventusit: Nuk luajnë ndaj Chelseat dhe Torinos

“Christian (Pulisic), Reece (James) dhe Mason (Mount) nuk luajnë për shkak të lëndimeve, kurse N’Golo ka rezultuar pozitiv (me COVID), prandaj duhet kohë sipas protokollit qeveritar. Ai nuk ishte sot (e martë) në stërvitje”, ka treguar Tuchel në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori