LAJMI I FUNDIT:

Chelsea ka kontaktuar me Conten

Chelsea ka kontaktuar me Conten

Trajneri italian, Antonio Conte po lidhet me një rikthim te Chelsea pas shkarkimit të Graham Potter.

Vetëm dy javë pasi Conte u largua nga Tottenham Hotspur me pëlqim reciprok, Chelsea shkarkoi Graham Potter të dielën mbrëma.


Blutë tani janë në proces të punësimit të ish-menaxherit Frank Lampard si kujdestar deri në fund të sezonit.

Luis Enrique niset drejtë Londrës - pritet zyrtarizimi i tij si trajner i Chelseat
Lexo po ashtu Luis Enrique niset drejtë Londrës - pritet zyrtarizimi i tij si trajner i Chelseat

Megjithatë, mendimi dhe idetë e drejtuesve të Chelseat janë të gjejnë një trajner të njohur për sezonin e ri 2023/24.

Sipas mediumit The Independent, Conte është ndër menaxherët me të cilët pronarët e klubit dëshirojnë të flasin.

Conte e udhëhoqi Chelsean drejt titullit të Ligës Premier në vitin 2017 dhe kontaktet janë bërë nëpërmjet agjentëve të tij për t’i dhënë atij informacion rreth një rikthimi në Stamford Bridge.

Italiani, megjithatë, është një nga disa kandidatë që po shqyrtohen nga bordi. /Telegrafi/