LAJMI I FUNDIT:

Chelsea, Juventus e Real Madridi në garë për transferimin e talentit të Barcelonës

Chelsea, Juventus e Real Madridi në garë për transferimin e talentit të Barcelonës

Xavier Mbuyamba thuhet se është i gatshëm që të largohet nga Barcelona në këtë afat kalimtar veror.

Lojtari nuk beson se do të mund të luajë në sezonin e ri në skuadrën e parë, andaj po e kërkon largimin nga akademia e Blaugranasëve.


Sipas asaj që raporton Voetbal International, Chelsea, Juventus dhe Real Madrid janë në garë për transferimin e Mbuyambas.

18-vjeçari ishte lidhur me një kalim te The Blues edhe në verën e kaluar, mirëpo ata nuk mund të transferonin atë shkaku i dënimit nga FIFA.

Lojtari thuhet se nuk është i lumtur te Barcelona, pasi klubi ende nuk e ka sqaruar të ardhmen e tij në Kataluni.

Kështu, tre gjigantët evropianë do të tentojnë të bindin atë që të kalojë në radhët e tyre. /Telegrafi/