LAJMI I FUNDIT:

Chelsea interesohet për transferimin e Theo Hernandezit

Chelsea interesohet për transferimin e Theo Hernandezit

Chelsea ka kërkuar informacion në lidhje me mbrojtësin e Milanit, Theo Hernandez, por kuqezinjtë nuk do ta shesin francezin për më pak se 60 milionë euro.

24-vjeçari përfundoi një transferim prej 21 milionë eurosh nga Real Madrid në vitin 2019 dhe konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.


Ai ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2024, por Milani tashmë është në bisedime me përfaqësuesit e tij për të zgjatur qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2026 me një rritje page.

Theo Hernandez këmbëngul se do të qëndrojë te Milani
Lexo po ashtu Theo Hernandez këmbëngul se do të qëndrojë te Milani

Theo ka qenë i lidhur me shumë klube të mëdha gjatë muajve të fundit, nga Paris Saint-Germain te Manchester City.

Sipas gazetës Tuttosport, gjigantët e Ligue 1 u përpoqën të nënshkruanin me francezin në verë, por tani në garë ka hyrë Chelsea që po konsideron një lëvizje për lojtarin në muajin janar.

Sipas raportit, Blutë i telefonuan Milanit për të marrë vesh disponueshmërinë e francezit, megjithëse nuk ka një negociatë zyrtare në vazhdim.

Milani nuk është i gatshëm ta shesë lojtarin dhe vetëm një ofertë mbi 60 milionë euro mund t’i bëjë drejtuesit e klubit të rishqyrtojnë të ardhmen e Theos në klub. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori