LAJMI I FUNDIT:

Chelsea hap bisedimet me agjentët e Sanchos

Chelsea hap bisedimet me agjentët e Sanchos

Chelsea thuhet se tashmë ka hapur bisedimet me agjentët e sulmuesit anësor të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Blutë lajmëruan marrëveshjen për yllin e Ajaxit, Hakim Ziyech, më herët gjatë javës, për të forcuar opsionet e tyre krijuese për sezonin e ardhshëm.


Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge nuk duan të ndalen me kaq pasi duan përforcime të mëdha në verë.

Sky Germany: Jadon Sancho ka kërkuar largimin nga Dortmundi
Lexo po ashtu Sky Germany: Jadon Sancho ka kërkuar largimin nga Dortmundi

Sipas France Football, Chelsea ka vjedhur një marshim ndaj rivalëve të tyre në Ligën Premier në një përpjekje për të siguruar transferimin e Sanchos.

Dortmundi mund të fitojë një tarifë rekord të klubit nëse vendos ta shes sulmuesin e talentuar anglez.

Carragher: Sancho është i përsosur për Ligën Premier
Lexo po ashtu Carragher: Sancho është i përsosur për Ligën Premier

Ekipi nga Bundesliga shiti sulmuesin Ousmane Dembele për një tarifë çmim fillestar prej mbi 100 milionë eurosh në verën e vitit 2017.

Por, një lëvizje e Sanchos në Ligën Premier këtë verë mund të shihte thyerjen e atij rekordi. /Telegrafi/