LAJMI I FUNDIT:

Chelsea është gati për ofertën e madhe para plus Abraham për Haalandin

Chelsea është gati për ofertën e madhe para plus Abraham për Haalandin

Chelsea thuhet se është gati të përfshijë Tammy Abrahamin si pjesë e një marrëveshje para plus lojtar për të transferuar yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, këtë verë.

Haaland, 20 vjeç, është në radarin e klubeve të mëdha evropiane pas 18 muajsh të jashtëzakonshëm në Gjermani në të cilin norvegjezi ka shënuar 57 gola në 59 ndeshje dhe Chelsea është njëri nga klubet më të interesuara.


Thomas Tuchel është në kërkim të një sulmuesi të ri për të udhëhequr sezonin e ardhshëm vijën e sulmit për kampionët e Evropës, dhe Haaland aktualisht është përpara Harry Kane dhe Romelu Lukaku në listën e tyre të dëshirave.

Chelsea është i vendosur të nënshkruajë me një sulmues të madh – tre emra në listë, secili më vështirë i arritshëm
Lexo po ashtu Chelsea është i vendosur të nënshkruajë me një sulmues të madh – tre emra në listë, secili më vështirë i arritshëm

Sipas mediumi The Mirror, Blutë janë të përgatitur të përfshijnë sulmuesin Abraham në një marrëveshje për të transferuar Haaland, i cili vlerësohet 150 milionë funte apo 175 milionë euro.

E tillë është vendosmëria e Chelseat për të nënshkruar me Haaland, saqë ata kanë informuar pretendentët e mundshëm të Abrahamit se ai është jashtë listës së largimeve, pasi po ndjekin një marrëveshje lojtar plus-para për norvegjezin.

Aston Villa dhe West Ham kuptohet se janë të interesuar në një marrëveshje për 23-vjeçarin, dhe Abraham thuhet se është më i interesuar për një lëvizje brenda Anglisë.

Sidoqoftë, Dortmundi e shikon si të tepruar vlerësimin e Chelseat për Abrahamin – kontrata e të cilit skadon në 2023.

Dortmundi tashmë e ka shitur Jadon Sancho këtë verë në një marrëveshje prej 73 milionë funtesh apo 85 milionë eurosh te Manchester United, por kanë pohuar se Haaland nuk është në shitje këtë afat kalimtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori