LAJMI I FUNDIT:

Chelsea e ka gjetur zëvendësuesin e Pochettinos, ai ka 15 trofe të fituar në karrierë

Chelsea e ka gjetur zëvendësuesin e Pochettinos, ai ka 15 trofe të fituar në karrierë

Chelsea mund të vendosë për ndërprerjen e bashkëpunimit me Mauricio Pochettinon në fund të sezonit, në rast se performancat e tyre nuk përmirësohen në vazhdim.

“Blutë e Londrës” raportohet se do të bëjnë një lëvizje për Massimiliano Allegrin në fund të këtij edicioni në rast se italiani vendos të largohet nga Juventusi.

Pochettino po përballet me një presion të lartë në “Stamford Bridge”, për shkak se argjentinasi nuk ka arritur të nxjerrë më të mirën nga ekipi që ka në dispozicion.


“Blutë e Londrës” kishin shfaqur shenja përmirësimi gjatë javëve të fundit me paraqitjet e tyre ndaj Tottenhamit dhe Manchester Cityt, duke treguar se ata kanë një kalibër lojtarësh që mund të luftojnë kokë më kokë me ekipet më të mira të Ligës Premier.

Fulham futet në garë për Armando Brojën, por te Chelsea janë të vendosur ta mbajnë shqiptarin 
Lexo po ashtu Fulham futet në garë për Armando Brojën, por te Chelsea janë të vendosur ta mbajnë shqiptarin 

Sidoqoftë, humbja me rezultat të thellë 4-1 ndaj Newcastle e shfaqi versionin më të keq të ekipit.

Të besuarit e Pochettinos nuk kishin fuqi për të reaguar ndaj sulmeve të njëpasnjëshme të Neëcastle dhe hasën në vështirësi për të krijuar raste shënimi.

Kjo humbje e lë Chelsean në pozitën e dhjetë në Ligën Premier dhe ata duhet që urgjentisht t’i rikthehen rezultateve pozitive në rast se dëshirojnë kualifikimin në garat evropiane.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, “Blutë e Londrës” do të konsiderojnë një lëvizje për Allegrin gjatë verës në rast se vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me Pochettinon.

Trajneri i Juventusit është duke konsideruar largimin nga Serie A në fund të këtij sezoni, në kërkim të sfidave të reja në karrierë.

Abramovich donte të dhuronte paratë nga shitja e Chelseat në Izrael, qeveria britanike merr vendimin përfundimtar
Lexo po ashtu Abramovich donte të dhuronte paratë nga shitja e Chelseat në Izrael, qeveria britanike merr vendimin përfundimtar

Allegri ka shijuar suksese të mëdha gjatë karrierës së tij, duke fituar 15 trofe dhe duke fituar një reputacion të madh në botën e futbollit.

Ky sukses i tij po shërben si ‘kambanë alarmi’ për shumë ekipe të cilat janë interesuar për situatën e 56-vjeçarit, duke përfshirë edhe Chelsean.

Ai ka oferta edhe jashtë Evropës pasi edhe klubet e Lindjes së Mesme kanë shprehur interesimin e tyre për shërbimet e tij, por tani mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në fund të sezonit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori