LAJMI I FUNDIT:

Chelsea i bashkohet garës për Dahoud

Chelsea i bashkohet garës për Dahoud

Mahmoud Dahoud ka rënë në radarin e liderit të Ligës Premier, Chelseat.

Sipas The Guardian, Chelsea janë ndër skuadrat e shumta që planifikojnë një qasje verore për mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Dahoud.


Reprezentuesi gjerman është një talent shumë i kërkuar me Liverpool, Borussia Dortmund, Juventus dhe Paris Saint-Germain që gjithashtu thuhet të jetë në gjueti për shërbimet e tij, përcjell Telegrafi.

Skautët e Liverpoolit në Gjermani, në përcjellje të talentit Dahoud
Lexo po ashtu Skautët e Liverpoolit në Gjermani, në përcjellje të talentit Dahoud

21-vjeçari është jashtë kontratës me Gladbachin në verë të 2018 dhe ka refuzuar të nënshkruajë zgjatjen e saj, me skuadrën gjermane që janë të përgatitur për të shitur atë në fund të sezonit.

Pavarësisht raporteve në Gjermani të premten se ai ka rënë dakord tashmë për t’u bashkuar me Dortmundin për rreth 10 milionë euro, besohet se përfaqësuesit e mesfushorit kanë mbajtur bisedime edhe me klube të tjera, duke përfshirë edhe Chelsean që në javët e fundit kërkojnë të negociojnë transferimin e tij. /Telegrafi/