LAJMI I FUNDIT:

Chelsea, Arsenal dhe Inter interesohen për transferimin e Musah

Chelsea, Arsenal dhe Inter interesohen për transferimin e Musah

E ardhmja e Yunus Musah pritet të jetë në Ligën Premier, pas katër viteve të kaluara në Spanjë te Valencia.

Mesfushori i talentuar amerikan ishte larguar nga Akademia e Arsenalit në vitin 2019 për të kaluar te Valencia.


Por në tre vitet e fundit, Musah është duke shkëlqyer me ekipin e parë të Valencias dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

“Unë kam përmendur interesimin e Arsenalt dhe Chelseat për Yunus Musah dhe ata po e ndjekin atë nga janari. Edhe Interi është në garë. Për momentin është thjeshtë skauting dhe ende nuk kanë avancuar, por Musah ka shanse të mira për të lëvizur këtë verë”, ka thënë Fabrizio Romano.

Gjithsesi interesim për amerikanin kanë shfaqur edhe skuadra tjera të mëdha si Borussia Dortmund, Liverpool dhe Roma që gjithashtu e pëlqejnë reprezentuesin amerikan.

Nga sulmuesi i Real Madridit, Rodrigo te Kubo i Real Sociedadit: 10 talentët më të mirë në La Liga
Lexo po ashtu Nga sulmuesi i Real Madridit, Rodrigo te Kubo i Real Sociedadit: 10 talentët më të mirë në La Liga

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje zyrtare me Valencian, ku ka asistuar në dy gola.

Valencia nuk është në pozitë të mirë në La Liga dhe mund të bie nga elita e futbollit spanjoll, derisa nga largimi i Musah synojnë të fitojnë rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori