LAJMI I FUNDIT:

Challandes: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin – Synojmë fitoren ndaj Maltës

Challandes: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin – Synojmë fitoren ndaj Maltës

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas barazimit 1-1 si mysafir të Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve.

Zvicerani ka thënë së është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, por tha se duhet të ishim më konkret në fazën sulmuese.


“Jam i kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin. Skuadra ka luajtur mirë në pjesë e parë, nuk ishte e lehtë pasi Ishujt Faroe janë skuadër e fortë. Lojtarët tonë u paraqiten mirë, i uroj Ishujt Faroe për pikën”.

“Edhe në pjesën e dytë luajtëm mirë, por në 20 minutat e fundit kishim disa probleme. Na mungoi efikasiteti, por ne duhet të vazhdojmë me punën dhe të besojmë”.

“Kishim posedimin e topit, por në 20 metrat e fundit duhet të ishim më konkretë. Tani synimi jonë është të fitojmë në Maltë”, ka thënë Challandes pas ndeshjes.

Pas këtij barazimi Kosova vazhdon e para në Grupin 3 me tetë pikë, dy më shumë se Azerbajxhani. Ishujt Faroe vazhdojnë me katër pikë, kurse Malta me dy.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është si mysafir i Maltës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori