1.
Ndonëse në natyrën time nuk është që fjalën e fundit ta them qysh në fillim, këtë herë po e ndryshoj zanatin: shkurt e shqip, Kosovës nuk i duhet një president konsensual; aq më tepër dikush i urtë, “zotni, pensionist që edhe në shtëpi rri me kollare”, doemos i dëshmuar në qarqe akademike, autor vëllimesh të tëra nga fusha e caktuar shkencore, ndonjëri i dëshmuar si i përndjekur “irredentist” në ish sistemin, apo person që rrjedh nga një familje e spikatur (!)… Le të jetë edhe ndokush që ka nga këto cilësi, por të mos zgjedhet për shkak të tyre. Po ashtu, Kosovës, assesi nuk i duhet honxhobonxho në krye të shtetit (për pak desh e harrova këtë kriter).
Të them hapur: Republika e jonë s’e ka problem që të gjejë një president për vete. Po, është e vërtetë se një pjesë bukur e mirë e fytyrave që tashmë na i zënë ekranet televizive në edicionet e lajmeve dhe ballinat e portaleve të lajmeve (qe besa edhe portaleve satirike) e kanë të dëmtuar kredibilitetin. Megjithatë, ne do ta gjejmë një president. Në mos e gjetshim, na e gjejnë (e di, ngaqë na ka pas ndodhë më parë).
2.
Filli i problemit është te definimi kushtetues dhe pritshmëria reale për figurën e presidentit. Konkretisht, përcaktimi se presidenti “përfaqëson unitetin e popullit” po keqkuptohet tej mase. Është krijuar një bindje se presidenti nuk duhet të ketë qëndrime politike (që përzihet me ato partiake), të mos përzihet aktivisht në orientime të politikëbërjes, të rrijë sa për dekor në zyrën e tij, të japë medalje për sportistë të suksesshëm, të udhëtojë jashtë vendit vetëm kur ka ndonjë organizim ndërkombëtar formal të parëndësishëm për Kosovën, të dekretojë vendime jo gjithaq të rëndësishme, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për lloj-lloj pyetjesh të cilat, më pas, po e bëjnë këtë gjykatë të jetë si pushtet i katërt etj. Në të vërtetë, këto nuk janë fakte sa për të kritikuar presidentët e deritanishëm. Janë realitet i rrugëtimit tonë në konsolidimin shtetëror.
3.
Hallin e kemi tek sistemi, tek ky i famshmi “parlamentarizëm” që na u injektua thua se do ta rrisë nivelin e demokracisë në vend. Kurrfarë efekti deri sot. Zgjedhja e presidentit në Parlament është kancer për demokracinë. Nuk mund të përfaqësojë unitetin e popullit e as vullnetin tim asnjë individ që zgjedhet me pazarllëqe partiake. Merren vesh dy-tri liderë partiakë, vendosin për presidentin dhe pastaj ai na përfaqësuaka krejt popullin, apo? E, jo! Pa dalë kandidatët për president para popullit në fushatë zgjedhore, pa kërkuar vota, pa marrë besimin e popullit direkt, s’ka unifikues. Një president pa fuqi politike, pra, pa miratimin e masës, nuk mund të ushtrojë të gjitha kompetencat e veta diskrecionale. Çdo pretendim i kundërt është hedhje hi syve popullit.
4.
Edhe diçka: unifikues nuk nënkupton që ai të mendojë si çdo qytetar i republikës. Ai nuk mund të jetë të njëjtën kohë edhe nacionalist edhe komunist, edhe fetar edhe ateist, edhe shqiptar edhe pjesëtar i ndonjë komuniteti tjetër. Por, ai do të duhet t’i respektojë qëndrimet e çdokujt. Ai duhet të promovojë diversitetin (në frymën e Kushtetutës), por të ketë edhe një identitet të vetin. Për më tepër, një president vetëm ceremonial dhe jo ekzekutiv nuk ka potencial të jetë i spikatur. Domethënë, të kryejë punë. Si mund të jetë përfaqësues i unitetit të popullit një president që nuk mund të vendosë në çështje politike? Qeveria të vendosë ç’të dojë dhe ky të mos përzihet apo? Më e pakta, duke munguar instituti i kundërfirmës së ndërsjellë mes qeverisë dhe presidentit, çfarë faktori politik konsiderohet presidenti? Nuk ka gjasa të jetë figurë balancuese pa qenë edhe vetë ai pjesë e një ane të peshores.
5.
Nuk duhet të shqetësohemi për emrin e presidentit, por për mënyrën e zgjedhjes së tij dhe kriteret (veçmas profesionale e morale). Na duhet një president aktiv, balancues, por gjithsesi edhe ekzekutiv, e mbi të gjitha i zgjedhur drejtpërdrejtë nga populli. Presidenti i dalë nga Parlamenti është kushtetues e legjitim (domethënë i përligjur me normë juridike) por nuk është demokratik (ngase nuk pyetet populli). Nëse vazhdojmë si deri sot, Kosova nuk do t’ia shohë hairin këtij institucioni kurrë. Sa për ashtu, le të bëhet president kush të dojë dhe analistët e famshëm le të merren me interpretimin e Kushtetutës për kuorum të prezencës në sallë dhe numrat për zgjedhjen e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City