LAJMI I FUNDIT:

“Çfarë po bën Arsenali këtu?”- Guardiola tallet keq me rivalin për titull pas fitores ndaj Crystal Palace

“Çfarë po bën Arsenali këtu?”- Guardiola tallet keq me rivalin për titull pas fitores ndaj Crystal Palace

Pep Guardiola ka bërë shaka me Arsenalin në një prononcim të shkurtër për TNT Sports pas fitores së Manchester Cityt në udhëtim ndaj Crystal Palace me rezultat 4-2.

Në një ndeshje ku City e gjeti fillimisht veten në disavantazh, heroi i ‘Qytetarëve’ doli të jetë Kevin De Bruyne i cili shkëlqeu me dy gola dhe një asistim.


Sidoqoftë, Arsenali dhe Liverpooli mund ta tejkalojnë kampionin në fuqi para përfundimit të këtij vikendi në rast se fitojnë ndeshjet e tyre të mbetura ndaj Brightonit dhe Manchester Unitedit respektivisht.

Teksa kanë mbetur më pak se dhjetë ndeshje deri në përfundim të sezonit, vetëm dy pikë i ndajnë tri ekipet kandidate për titull.

City fiton me rikthim duelin e gjashtë golave ndaj Crystal Palace
Lexo po ashtu City fiton me rikthim duelin e gjashtë golave ndaj Crystal Palace

Në të vërtetë, Guardiola ka pranuar se ai kurrë nuk ishte përballur në një garë për titull me tri ekipe më herët gjatë karrierës së tij, para se të bënte një shaka me Arsenalin duke përmendur dominimin e Liverpoolit dhe Cityt.

“Në Barcelonë, ishte gjithmonë Barcelona dhe Madridi. Me Bayern Munichun ishte Dortmundi, kështu që po, ndoshta është hera e parë me tri skuadra… ‘Çfarë po bën Arsenali këtu’ Jo, ata janë të mirëseardhur”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Kështu që po, tri skuadra të mëdha, do të thoja, deri në fund ,ne do ta arrijmë një fund me një diferencë të vogël kështu që e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë”, përfundoi ai./Telegrafi/

@tntsports

“What are Arsenal doing here…?” 🤣 Pep Guardiola jokes as he talks his first intense three-horse title race… #pl #premierleague #mancity #mcfc #arsenal #afc #guardiola

♬ original sound – TNT Sports

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori