E dinit se të paktën 75% e femrave kalojnë të paktën një infeksion të tillë në jetën e tyre? Përafërsisht e njëjta përqindje edhe për rastet bakteriale. Sado e çuditshme të tingëllojë, ka disa ushqime të cilat krijojnë një mjedis të shëndetshëm në zonën e organeve gjenitale tek femrat dhe mundësojnë një ‘funksionim’ siç duhet.
Por, mbani mend që disa herë, gati çdo herë, çfarë ka në pjatën tuaj është çelësi i një shëndeti të mirë.
Organi gjenital femëror ka një pH acid natyral, i cili mban larg infeksionet që gjithçka të jetë në rregull.
Kjo është një listë me ushqimet që kanë një impakt pozitiv në shëndetin tuaj gjenital:
Lëng boronice të kuqe
Ky lëng është i mbushur me komponentë acid, të cilët ndihmojnë në luftimin e baktereve të këqija, gjithashtu ndihmon edhe në rastet e infeksioneve të traktit urinar. Mbani mend të pini një lëng të tillë bio dhe jo të shtuar me sheqer siç mund të shiten në market.
Kos
Kosi përmban të njëjtat baktere ‘të mira’ që vagjina juaj ka nevojë për të mbajtur një nivel Ph të shëndetshëm. Kërkoni për kos të shëndetshëm dhe me kultura të gjalla e aktive.
Hudhër
Hudhra është e njohur për cilësitë e saj antibakeriale ashtu si edhe ato antikërpudhë. Ta hani atë të pagatuar është më mirë, por mund edhe ta konsumoni në formë kapsulash. Mund edhe ta vendosni direkt në zonën gjenitale në rastet e infeksioneve.
Çokollatë e zezë
Po, çokollata! Drejtohuni tek ato me përmbajtje të lartë kakaoje, sa më të zeza aq më mirë. Studimet tregojnë se femrat që konsumojnë të paktën një copë të tillë në ditë, kanë një shëndet më të mirë seksual.
Ujë
Sigurisht që çelësi i jetës do të ishte në këtë listë. Membranat mukoze vagjinale kërkojnë sasi të mëdha uji. Për një shëndet të mirë, ju duhet të hidratoheni. ‘Dëgjoni’ trupin tuaj, nuk ka një numër magjik sesa ujë ju duhet të pini në ditë. Ju doni një urinë gati gati pa ngjyrë, pa aromë. Uji ndihmon në lubrifikimin e zonës vagjinale si dhe ndihmon në largimin e aromave.
Fruta dhe perime të freskëta
Doni më pak dhimbje menstruale, lëkurë më të mirë, orgazëm më të lehtë? Mbani një dietë ushqyerje që përmban një variatet vitaminash dhe mineralesh. Jeshillëqet duhet të konsumohen me bollëk. Ato influencojnë në qarkullim dhe parandalojnë tharjen vagjinale. Avokadot janë një tjetër stimulant i këtij qëllimi. Të pasur me B6 dhe potas ato kontribuojnë në shëndetin e mureve vaginal.
Fara dhe të thata
Vitamina E ndihmon në parandalimin e dehidratimit të kësaj zone, e mund të gjendet në shumicën e farave apo të thatave, si edhe në vajin e derivuar prej tyre. Bajamet apo farat e kungullit janë të pasura me zink, minerali thelbësor i cili rregullon ciklin menstrual dhe ndihmon në luftimin e dehidratimit dhe irritimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Sekrecionet ngjyrë kafe gjatë shtatzënisë: Ndonjëherë kjo është normale, por një gjë tregon gjithmonë probleme
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre