LAJMI I FUNDIT:

Çfarë i duhet Milanit për t’u kualifikuar në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Kampionëve – nga fitoret dhe golat deri te ndeshjet e ndërsjella e kartonët

Çfarë i duhet Milanit për t’u kualifikuar në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Kampionëve – nga fitoret dhe golat deri te ndeshjet e ndërsjella e kartonët

Milani ende mund të kualifikohet në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Kampionëve, por duhet ta mposhtin Liverpoolin dhe të shpresojnë që Atletico Madrid të barazojë me FC Porto ose të dalin disa rezultatet specifike nga këto dy ndeshje.

Grupi B është tepër i ngushtë, ku verdikti i fundit do të jepet në ndeshjet e fundit, pasi vetëm Liverpooli me 15 pikë ka kaluar tutje.


Pas tyre, FC Porto ka 5 pikë, ndërsa Milani dhe Atletico Madridi kanë nga 4 pikë.

Për të arritur në mesin e 16-të më të mirave, Milanit do t’i duhej të mundte Liverpoolin në San Siro në ndeshjen e fundit, por vetëm kjo nuk mjafton.

Nëse fiton Milani, një barazim në ndeshjen Porto – Atletico Madridi, do të ishte rezultati ideal për ta, duke bërë një diferencë të qartë mes Milanit dhe dy skuadrave tjera, pasi Porto do të kishte 6 pikë, ndërsa Atletico Madrid 5 pikë.

Nëse Porto mund Atleticon, atëherë do të shkojë në tetë pikë dhe Milani në rastin më të mirë mund të synojë vendin e tretë, që do të thotë kalim në Ligën e Evropës.

Nëse Atletico Madrid mund Porton, do të jetë me nga 7 pikë së bashku me kuqezinjtë.

Duke parë ndeshjet kokë më kokë, janë plotësisht të barabarta, sepse të dyja fituan me nga një gol epërsin dhe kanë shënuar nga dy gola secila.

Nëse mbesin me pikë të barabarta, opsioni tjetër është diferenca e golave ​​dhe siç qëndrojnë gjërat tani, Milani ka një gol-diferencë prej -2 në krahasim me -3 të Atleticos.

Megjithatë, edhe në këtë sistem mbetet jashtëzakonisht afër.

Nëse Milani mposht Liverpoolin 1-0 dhe Atletico Madrid fiton 2-0 si mysafir ndaj Portos, gjithçka mund të vendoset me numrin e kartonëve që skuadrat kanë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori