LAJMI I FUNDIT:

Çfarë i duhet Cristiano Ronaldos që të fitojë “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë në Evropë

Çfarë i duhet Cristiano Ronaldos që të fitojë “Këpucën e Artë” si golashënuesi  më i mirë në Evropë

Cristiano Ronaldo ka një sfidë të re para vetes, kur jemi duke shkuar drejt fundit të sezonit në Serie A.

Nëse ai shënon pesë gola në katër ndeshjet e fundit me Juventusin në kampionat, atëherë atij do t’i jepet çmimi i pestë i “Këpucës së Artë të Evropës”, si top shënues.


Robert Lewandowski aktualisht kryeson listën e golashënuesve më të mirë të Evropës me 34 gola, ndërsa Ronaldo ka shënuar 30 deri tani.

Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Nëse portugezi shënon katër gola dhe barazohet me numrin e golave të sulmuesit të Bayern Munich, atëherë çmimi nuk do të ndahet nga të dy lojtarët.

Kjo pasi këtë sezon, European Sports Media (ESM),  ka futur një risi në rregulla.

Nëse dy lojtarë shënojnë të njëjtin numër golash ose kanë numrin e njëjtë me pikë, atëherë fitues do të jetë ai që ka luajtur më pak minuta për të arritur këtë.

Robert Lewandowski (Getty Images)

Polaku shënoi 34 herë në 2.761 minuta, ndërsa Ronaldo ka arritur 30 gola për 2,649 minuta deri tani.

Me këtë minuta, Ronaldos i duhen katër gola në më pak se dy ndeshje për të dalur i pari, ose të shënojë më shumë se katër.

Ndërkohë, Ciro Immobile ka shënuar 30 gola, por në 2,816 minuta, dhe gjithashtu atij i duhen pesë të tjera për të kapërcyer Lewandowskin.


Fituesit nga fillimi i epokës Ronaldo – Messi


Ndeshjet e mbetura të Ronaldos dhe Immobiles

Katër ndeshjet e fundit të Juventusit janë kundër Udineses, Sampdorias, Cagliarit dhe Romës, ndërsa Lazio do të përballet me Cagliarit, Hellas Veronan, Brescian dhe Napolin.

Ronaldo është në top formë pas rikthimit të futbollit pas bllokimit nga COVID-19, ku ka regjistruar nëntë gola në tetë ndeshje në kampionat.

Statistikat e Ronaldos ndër vite (Foto: Marca)

Asgjë, pra, nuk është e pamundur për ish-sulmuesin e Real Madridit, pasi ai tashmë është në ndjeke të Këpucës së Artë të pestë në karrierë – pasi ai e ka fituar në sezonet 2007/08, 2010/11, 2013/14 dhe 2014/15. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori