LAJMI I FUNDIT:

BE: Çështja e Urës së Ibrit do të diskutohet në takimin e radhës në dialog

BE: Çështja e Urës së Ibrit do të diskutohet në takimin e radhës në dialog
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës ka vazhduar zbatimin e planit për hapjen e urës mbi lumin Ibër pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së BE-së.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se do të përfshijë çështjen e Urës së Ibrit në axhendën e bisedimeve të ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Këtë e ka konfirmuar  për Telegrafin një zëdhënëse e BE-së, duke theksuar se statusi i urës do të diskutohet në takimin e ardhshëm.


“BE planifikon të vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut”, tha zëdhënësja.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë diskutim publik nga Komuna e Mitrovicës së Veriut me qytetarët për “përfitimet nga hapja e urës”.

“Për shumë kohë ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, shkroi Kurti në Facebook, më 7 korrik.

Ndërkohë, KFOR-i dhe EULEX-it kanë thënë se nuk do të hezitojnë të merren me çdo zhvillim që mund të ketë ndikim në stabilitetin dhe sigurinë në veri të vendit.

Ndonëse ndër vite u arritën marrëveshje e dakordime, u investua në infrastrukturën e saj si dhe u hap për qarkullim të këmbësorëve, ura e Ibrit vazhdon të jetë e bllokuar për automjete.

Vetëm në raportin e BE-së të vitit 2023, për çështjen e urës u shtua fjalia: “Për çfarëdo vendimi për hapjen e urës duhet të ketë pajtim dhe koordinim në dialog”.

Pikërisht në fillim të vitit 2023, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut kishte marrë një vendim për hapjen e urës.

Ata kishin thënë se vendimin e bazojnë në Marrëveshjen e Brukselit që kishte paraparë hapjen e urës në vitet 2015-2016./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Formohet një parti e re politike në Kosovë

Formohet një parti e re politike në Kosovë

Politikë
Arrestimi i Bojan Jevtiq, çfarë dihet deri tani për të dyshuarin për spiunazh brenda Policisë së Kosovës?

Arrestimi i Bojan Jevtiq, çfarë dihet deri tani për të dyshuarin për spiunazh brenda Policisë së Kosovës?

Drejtësi
“E mora armën kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – Rrëfimi i 18-vjeçarit që plagosi dy persona pasi ia rrahën babain

“E mora armën kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – Rrëfimi i 18-vjeçarit që plagosi dy persona pasi ia rrahën babain

Lajme

"Mashtruese" dhe "Jorelevant", si nisi përplasja ndërmjet Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit

Lajme
Një kompani britanike thotë se ka siguruar financim për arbitrazhin 195 milionë euro kundër Kosovës

Një kompani britanike thotë se ka siguruar financim për arbitrazhin 195 milionë euro kundër Kosovës

Lajme
“E abortova në muajin e dytë”, rrëfen e mbijetuara që mbeti shtatzënë nga ushtarët serbë

“E abortova në muajin e dytë”, rrëfen e mbijetuara që mbeti shtatzënë nga ushtarët serbë

Lajme
Kalo në kategori