LAJMI I FUNDIT:

Cesar: Mourinho ishte më shumë se një baba për mua

Cesar: Mourinho ishte më shumë se një baba për mua

Portieri brazilian, Julio Cesar ka deklaruar se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ishte më shumë se një baba për të gjatë kohës së tij në Inter.

Ish-portieri i Brazilit ishte një pjesë e rëndësishme e ekipit të Mourinhos që fitoi Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Kupën e Italisë në sezonin 2009-10 para se trajneri të largohej drejt Real Madridin.


Ky është formacioni më i mirë i kombinuar i Interit me lojtarët jug-amerikan (Foto)
Lexo po ashtu Ky është formacioni më i mirë i kombinuar i Interit me lojtarët jug-amerikan (Foto)

Julio Cesar thotë se arritjet “heroike” të trajnerit portugez në San Siro nënkuptojnë se vendi i tij në zemrat e tifozëve të Nerazzurri është i sigurt.

“Mourinho ishte më shumë se një baba për mua kur isha në Inter”, ka thënë fillimisht 38-vjeçari brazilian për ESPN.

Cesar dhe Mourinho kishin një “dashuri” të sinqertë mes tyre

“Në vetëm dy vjet, Mourinho dhe stafi i tij ndihmuan të fitonim gjithçka, Interi e kontraktoi Mourinhon për të fituar Ligën e Kampionëve, Interi kishte sukses në atë periudhë duke fituar Serie A, por Liga e Kampionëve ishte e ndryshme, klubi nuk e kishte fituar atë për 42 vjet”.

“Brenda dy viteve, Mourinho e kishte fituar atë. Ishte një fitore heroike”, shtoi portieri i njohur nga tifozët e Interit si “kapësi i ëndrrave”.

Messi iu ka shënuar 138 portierëve, por janë katër që kanë arritur ta mbajnë portën e paprekur përball argjentinasit (Foto)
Lexo po ashtu Messi iu ka shënuar 138 portierëve, por janë katër që kanë arritur ta mbajnë portën e paprekur përball argjentinasit (Foto)

“Ekipi i Interit dhe Mourinho do të jenë në zemër të mbështetësve të Interit përgjithmonë”, përfundoi Cesar.

Edhe pse portieri veteran është ende duke luajtur në Benfica, karriera e tij me ekipin kombëtar të Brazilit erdhi në fund në 2014 pasi ata pësuan një humbje 7-1 ndaj Gjermanisë në shtëpi në gjysmëfinale të Kupës së Botës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori