LAJMI I FUNDIT:

Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve: Neymar fiton më shumë para në vit se sa e gjithë skuadra e Atalantas së bashku

Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve: Neymar fiton më shumë para në vit se sa e gjithë skuadra e Atalantas së bashku

‘Final 8’ i Ligës së Kampionëve fillon sonte (të mërkurën) në mbrëmje në Lisbonë. Për shkak të pandemisë COVID-19, gara u shty katër muaj – por u kthye javën e kaluar me ndeshjet e mbetura të 1/16-tës.

Bayern Munich, Barcelona, ​​Lyon dhe Manchester City iu bashkuan katër klubeve tjera që e kishin siguruar që në mars kualifikimin.


Paris Saint-Germain dhe Atalanta, ishin ndër të parët që e siguruan kualifikimin, ndërsa sonte takohen në “Estadio da Luz”.

PSG është ndër favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa kundërshtarët e tyre e kanë shkaktuar befasinë e madhe, duke kaluar në tetë më të mirat.

Kjo përballje konsiderohet edhe si përballja mes të pasurve dhe të varfëve, pasi vetëm Neymar fiton më shumë para se i gjithë ekipi i Atalantas së bashku.

Po, po, kjo është e vërtet.

Sipas The Sun, Neymar fiton 620,000 funte në javë te PSG, dhe kjo e sheh atë të fitojë 32.2 milionë funte (35.6 milionë euro) në vit.

Në anën tjetër, Atalanta fiton kolektivisht mes 30 milionë deri në dhe 32 milionë euro në vit – që do të thotë se i gjithë ekipi i tyre fiton më pak se superylli i PSG-së.

Nuk është vetëm Neymar që paguhet shumë, pasi edhe partneri i tij në sulm, Kylian Mbappe, është i paguar mirë me 16 milionë euro në vit.

Te Atalanta, tre lojtarët që fitojnë më shumë shkojnë së bashku në 5 milionë euro në vit.

Alejandro Gomez, Duvan Zapata dhe Luis Muriel secili kanë një pagë vjetore prej 1.6 milionë euro në vit.

Shpesh paratë nuk e fitojnë ndeshjen, të shohim sonte se çfarë do të ndodhë. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori