LAJMI I FUNDIT:

Celine Dion thotë se ‘nuk është e gatshme të takohet me askënd’ pas vdekjes së burrit të saj, René Angélil

Celine Dion thotë se ‘nuk është e gatshme të takohet me askënd’ pas vdekjes së burrit të saj, René Angélil
Rene Angelil dhe Celine Dion (Foto: Gabe Ginsberg/WireImage)

Këngëtarja kanadeze, Celine Dion ka folur rreth një romance të re, edhe pse akoma nuk është takuar me askënd që pas vdekjes së burrit të saj, René Angélil.

Në një intervistë për Today që transmetohet të mërkurën, këngëtarja 51-vjeçare zbuloi se ajo është akoma beqare.


“Unë nuk jam takuar me askënd. Unë nuk jam gati akoma”, e pranoi Dion. “Jam shumë me fat që kam aq njerëz të mirë që më rrethojnë dhe më bëjnë të qesh, por më mungon të jem e prekur. Më mungon të përqafohem. Më ka marrë malli të më thonë se jam e bukur”, ka thënë Dion.

Rene Angelil dhe Celine Dion (Foto: Gabe Ginsberg/WireImage)

Dion dhe Angélil ishin martuar për 22 vjet para se ai të dorëzohej në betejën me kancerin e fytit në moshën 74 vjeçare në janar të vitit 2016.

Ata e njihnin njëri-tjetrin shumë më gjatë, Angélil e menaxhoi karrierën e saj që nga viti 1980, kur ishte 12 vjeç.

Kjo afërsi e lë Dion – e cila ka tre fëmijë me Angélil: René-Charles, 18 vjeç, dhe binjakët Eddy dhe Nelson, 8 – ende duke menduar për burrin e saj të ndjerë. “Para se të flas, ai më kalon në mendje”, vazhdon më tej ajo.  ‘A do ta bënte ai? A është shumë e ngathët? A do ta aprovonte ai?’ Unë besoja shumë në të dhe akoma e bëj”.

Celine Dion (Foto: NBC)

Megjithatë, Dion e di se ajo duhet të vazhdojë më tej. “Është një pikë kur ai nuk është më këtu”, tha ajo. “Unë duhet të marr përgjegjësi për jetën time”.

Hapi i parë që këngëtarja të largohet më shumë nga kjo është muzika e re dhe më 15 nëntor ajo do e publikojë albumin e ri pa Angélil. “Kur them pa Rene, është vetëm fizikisht, pasi ai do jetë gjithnjë me mu”, ka thënë Celine në intervistën e saj për Today. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori