Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se e kanë filluar plotësimin e legjislacionit sekondar përkatës, i cili sipas tij, do të krijojë një bazë të fortë për një proces profesional të vlerësimit të trashëgimisë kulturore.
Çeku ka thënë se gjatë kësaj jave do të dorëzojnë grupin e parë të propozimeve për mbrojtje të përhershme të aseteve të trashëgimisë kulturore.
Ministri i Kulturës ka folur në një tryezë të organizuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), ku këta të fundit kanë thënë se gjendja e monumenteve nuk është e mirë andaj sipas tyre nevojitet bashkëpunim ndërinstitucional.
“Në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Kosovës për trashëgimi kulturore kemi filluar me plotësimin e legjislacionit sekondar përkatës i cili do të krijojë një bazë të fortë për një proces profesional të vlerësimit të trashëgimisë kulturore sipas standardeve dhe parimeve ndërkombëtare. Gjithashtu pas një angazhimi intensiv të institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe në koordinim të ngushtë me KKTK-në gjatë kësaj jave do të dorëzojmë grupin e parë të propozimeve për mbrojtje të përhershme të aseteve të trashëgimisë sonë të pasur kulturore”, ka thënë ministri Çeku.
Çeku ka thënë se në muajt e fundit kanë filluar disa programe që sipas tij do të kontribuojnë në përmirësimin e situatës sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
Këtu ai ka përmendur programin e sistemit të integruar të menaxhimit të trashëgimisë kulturore dhe ka thënë se përmes këtij programi do të sigurohet përfshirja e të gjitha të dhënave të kategorive të trashëgimisë kulturore në një platformë të përbashkët e të integruar.
E kryetari i Komisionit për Arsim dhe Kulturë në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gola ka thënë se ky komision do të mbështesë të gjitha masat shtetërore që ruajnë identitetin, historinë dhe kulturën e Kosovës.
“Sigurisht që na presin sfida nga më të larmishmet kështu që zhvillimi i qëndrueshëm dhe promovimi i trashëgimisë që tashmë kanë filluar të adresohen me programin qeverisës dhe mbi të gjitha edhe atë legjislativ, kështu që në emër të komisionit parlamentar për arsim dhe kulturë jap mbështetjen maksimale për mbarëvajtjen e masave shtetërore për të ruajtur identitetin, historinë dhe kulturën e Kosovës. Roli, përgjegjësia e punës dhe koordinimi i të gjitha hallkave institucionale është i një rëndësie të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.
Ndërsa kryetarja e Bordit të KKTK-së, Zanita Halimi ka thënë se trashëgimia kulturore në Kosovë duhet të mbrohet.
“Kjo tryezë duhet të shihet si platformë dialogu për të reflektuar në atë çfarë është arritur deri tani si një komunitet i lidhur me vlerat dhe qëllimin e përbashkët dhe atë që duhet të ndërmerret ende. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se trashëgimia kulturore është burim i çmuar në shumë mënyra, trashëgimia kulturore është e rëndësishme për zhvillim ekonomik, për atraksion turistik, është faktor identiteti, prandaj ne duhet të vazhdojmë ta mbrojmë atë, jo vetëm për rolin e rëndësishëm në rritjen ekonomike në punësim, por veçanërisht sepse është përgjegjësi e jona ndaj brezave të ardhshëm”, ka thënë Halimi. /Kosovapress
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?
Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë
Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert