Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Cleveland Cavaliers, nënkampioni i NBA-s, e ka nisur sezonin në mënyrën më të keq të mundshme duke pësuar humbje të papritur.

“Kalorësit” duket se e kanë vuajtur largimin e basketbollistit kryesor, LeBron James, dhe kanë humbur 116-104 kundër Toronto Raptors.

Vetëm në çerekun e fundit skuadra mysafire e Cavs treguan kualitetet e tyre, gjersa në tre periudhat e para Raptors ishin më të mirë.

Kawhi Leonard arriti të regjistroj ‘double-double’ duke realizuar 24 pikë dhe 13 kërcime, por basketbollisti më efikas te vendasit ishte Kyle Lowry ka shënuar 27 sosh.

Kevin Love ishte më i miri te Cleveland me 21 pikë dhe Cedi Osman shtoi 17 sosh, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, Raptors kanë dy pikë gjersa ish-skuadra e Jamesit ka vetëm një pikë.

Toronto ndeshjen e radhës do ta zhvilloj kundër Boston Celtics gjersa Cavaliersat do të ballafaqohen Minnesota Timberwolwes. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Hornets 112-113 Bucks

Pistons 103-100 Nets

Pacers 113-83 Grizzlies

Magic 104-101 Heats

Clippers 98-107 Nuggets

Nicks 126-107 Hawks

Rockets 112-131 Pelicans

Spurs 112-108 Timberwolves

Kings 117-123 Jazz

Suns 121-100 Mavericks