LAJMI I FUNDIT:

Cassano zbulon se Ronaldo i ka dërguar mesazhe: Shkruante se unë nuk kam respekt për të, por mua më pëlqejnë 50 lojtarë tjerë më shumë se ai

Cassano zbulon se Ronaldo i ka dërguar mesazhe: Shkruante se unë nuk kam respekt për të, por mua më pëlqejnë 50 lojtarë tjerë më shumë se ai

Antonio Cassano zbulon se Cristiano Ronaldo i ka dërguar mesazhe, duk u ankuar te italiani i cili kishte thënë gjithmonë se Leo Messi ishte më i mirë se ai.

Të hënën, Messi fitoi “Topin e Artë” të shtatë në karrierën e tij me Ronaldon, i cili nuk mori pjesën në ceremoninë e Parisit.


Nuk ishte hera e parë që CR7 shpërfillte një ceremoni çmimi që nuk mbaroi me atë si fitues.

Cassano ka pohuar shpesh se ‘është vetëm një Ronaldo’ (ish-sulmuesi brazilian) dhe se Messi është më i mirë se ish-ylli i Juventusit dhe Real Madridit.

Mesa duket Ronaldos i ka djegur fjalët e Cassanos, duke qenë se ai dyshohet se i ka dërguar disa mesazhe ish-sulmuesit të Romës dhe Real Madridit.

“Ditën tjetër, pas fjalëve te Bobo TV, pashë një tekst nga një numër spanjoll”, tregon Cassano për Bobo TV, .

“Katër tekste të gjata. Le të shohim nëse ai [Ronaldo] e konfirmon sepse unë ia kam përcjellë edhe Gigi [Buffonit], i cili më tha se ia kishte dhënë numrin tim Cristianos”.

“Ai më tha se duhej ta respektoja, duhej të respektoja golat që kishte shënuar, atë që kishte fituar dhe atë që përfaqëson”.

“Iu përgjigja duke thënë se sapo thashë të vërtetën: ka vetëm një Ronaldo dhe Messi është më i mirë se ai”.

“Ai [Ronaldo] vazhdoi duke thënë se ka para. Ai shënoi më shumë gola në karrierën e tij, ndërsa unë kisha shënuar vetëm 150”, tregon Cassano.

Tutje Cassano mendon se Ronaldo duhet të jetë më i qetë pasi ka gjithçka në jetë.

“Cristiano ka gjithçka në jetë. Ai duhet t’i marrë gjërat më lehtë dhe të jetë i qetë në vend që të shohë se çfarë thonë njerëzit për të. Ai duhet të jetë si Messi dhe të jetë më i qetë”.

“Kjo është e vërteta, e thirra Buffon dhe i thashë gjithashtu, i thashë edhe Giorgio Chiellinit”.

“Unë kurrë nuk e kam shpërfillur atë, si njeriu apo si futbollist. Nuk më pëlqen ai, janë 50 lojtarë që më pëlqejnë më shumë se ai”, ka thënë Cassano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori