LAJMI I FUNDIT:

Cassano e paralajmëron Barcelonën për Lukakun

Cassano e paralajmëron Barcelonën për Lukakun

Antonio Cassano është i bindur se Barcelona nuk duhet të nënshkruajë me Romelu Lukakun gjatë verës, duke pretenduar se ai ‘nuk do të shikonte një lojë’.

Sulmuesi belg 28-vjeçar nuk e ka pasur një vit të lehtë me Chelsean pas lëvizjes së tij prej 115 milionë eurosh nga Interi verën e kaluar.


Ai ka shënuar vetëm pesë gola në 23 paraqitje në Ligën Premier League dhe marrëdhënia mes lojtarit dhe tifozëve është ende e thyer pas intervistës së tij të çuditshme në vjeshtë.

Barcelona projekton transferimin e Lukakut
Lexo po ashtu Barcelona projekton transferimin e Lukakut

Duke folur në BoboTV, Cassano diskutoi mundësinë që Barcelona mund të nënshkruajë Lukakun nga Chelsea.

“Jam i dashuruar me filozofinë e Barçës, por nëse ata nënshkruajnë me Lukakun, nuk do të shikoj më asnjë ndeshje”, deklaroi fillimisht ai.

“Ai nuk mund të bëjë tre pasime me Chelsean ku nuk ka konkurrencë, në Barcelonë ata luajnë 55 para se të shkojnë për gol, si mund ta bëjë këtë?”.

Është ende e paqartë nëse belgu do të largohet apo jo nga Blutë gjatë verës, me të ardhmen e klubit ende të pasigurt pas marrjes së drejtimit nga qeveria britanike. Është tepër e vështirë të imagjinohet që një marrëveshje të përfundojë përpara se një blerje e re të finalizohet plotësisht.

28-vjeçari Lukaku, i cili ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026, ka bërë 40 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, për një total prej 2405 minutash. Në atë kohë, ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë dy asistime. /Telegrafi/