LAJMI I FUNDIT:

Casillas: Po afron pensionimi i im

Casillas: Po afron pensionimi i im

Iker Casillas të dielën e ka barazuar rekordin evropian të paraqitjeve me përfaqësuesen e Spanjës (166), ndërsa ka lënë të kuptohet se pensionimi i tij është afër.

La Roja luajti pa gola në një ndeshje miqësore kundër Rumanisë në Cluj Arena, ndërsa 34-vjeçari barazoi rekordin e letonezit Vitalijs Astafjevs.


“Jam i lumtur që kam regjistruar 166 ndeshje dhe që jam lojtari me më së shumti paraqitje në ekipin kombëtar”.

“Në këtë jetë kam përjetuar gjëra të mira dhe të këqija, por do t’i kujtoj vetëm të mirat”.

“Koha e pensionit tim po afron gjithnjë e më shumë. Është e kuptueshme se koha kalon për të gjithë dhe unë nuk bëj përjashtim”, citon Periscope fjalët e Casillas. /Telegrafi/