LAJMI I FUNDIT:

Casemiro: Dy gabime, dy gola

Casemiro: Dy gabime, dy gola
Casemiro ndaj Levantes - Getty Images

Casemiro ka folur pas barazimit 2-2 ndaj Levantes ku ka thënë se ata u ndëshkuan nga gabimet e tyre.

Mesfushori i Real Madridit e pranon në një mënyrë se titulli në La Liga është i pamundur, por ata duhet të vazhdojnë të luftojnë.

Levante 2-2 Real Madrid, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Levante 2-2 Real Madrid, notat e lojtarëve

“Kemi bërë dy gabime dhe kemi pranuar dy gola”, ka thënë braziliani për BeIN Sports pas ndeshjes.

“Kemi luajtur mirë dhe kemi kontrolluar ndeshjen, kemi barazuar nga gabimet tona”.

“PSG? Kemi edhe një ndeshje para. Po përmirësohemi dhe kemi bërë shumë gjëra të mirë, por nuk duhet të bëjmë gabime të tilla”.

“La Liga? Është pothuajse e pamundur, por ende e rëndësishme për besimin tonë, ne duam të rikthehemi”, ka shtuar Casemiro.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Los Blancos është ndaj Sociedadit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=G4bCkFGlGmk