LAJMI I FUNDIT:

Carvajal mirëpret një rikthimin të Moratas te Reali

Carvajal mirëpret një rikthimin të Moratas te Reali
Morata - Carvajal (Getty Images)

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal do të mirëpriste Alvaro Moratan përsëri në klubin e madh spanjoll.

Sulmuesi i Chelseat u largua nga Reali verën e kaluar për tu transferuar në Londër, por ka luftuar shumë në sezonin e tij të parë në Angli.

Morata e nisi mirë sezonin duke shënuar disa gola të rëndësishëm, por ka humbur vendin në skuadër dhe ka filluar të kritikohet me të madhe.

Real Madridi i ‘prodhoi’ si futbollistë dhe pastaj i liroi – Ata u kthyen në reprezentues të Spanjës
Lexo po ashtu Real Madridi i ‘prodhoi’ si futbollistë dhe pastaj i liroi – Ata u kthyen në reprezentues të Spanjës

Forma e dobët e sulmuesit spanjoll ka bërë që ai të mos ftohet fare as nga trajneri i kombëtares, Julen Lopetegui, për dy miqësoret e luksit.

Morata dhe Carvajal janë shokë të mirë (Getty Images)

Megjithatë, ish-bashkëlojtari i tij, Carvajal, i ka dal në mbrojtje duke thënë se do të donte të shihte përsëri atë me fanellën e bardhë.

Kur u pyet nga mediumi El Transistor nëse dëshiron ta shohë Moratan të kthehet në Real Madrid, Carvajal u përgjigj pozitivisht.

Pasi nuk e ftoi sulmuesin, trajneri Lopetegui: Nesër nuk starton botërori, Morata me siguri se do të jetë atje
Lexo po ashtu Pasi nuk e ftoi sulmuesin, trajneri Lopetegui: Nesër nuk starton botërori, Morata me siguri se do të jetë atje

“Po, ai është një mik i mirë dhe një lojtar shumë i mirë”, ka thënë mbrojtësi i Realit.

Morata është në dyshim për tu ftuar nga Kombëtarja e Spanjës për Kupën e Botës “Rusia 2018”, ndërsa vera pritet të jetë e nxehtë edhe për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori