LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Prej ditës së hënë pensionet rriten për 722 denarë

Carovska: Prej ditës së hënë pensionet rriten për 722 denarë

Zëvendëskryeministrja sot deklaroi se nga dita e hënë 324 mijë pensionistë të Maqedonisë do të marrin pensione më të larta për 722 denarë.

“Nga java e ardhshme 324 mijë pensionistë do të marrin pensione më të larta për 722 denarë. Rritjen e bëjmë pasi që stabilizuam sistemin pensional me reformë pensionale dhe për një vit arritëm ta ulim deficitin për mbi 3.7 miliardë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ajo thotë se me këtë rritje deri në fund të këtij viti pensioni mesatar pritet të jetë 15.500 denarë që është një rritje prej 1.746 denarë për tre vite dhe se rritja e pensioneve bëhet me plan.

“Kjo qeveri përveç që po kujdeset për pensionistët e tanishëm, po kujdeset edhe për pensionistët e ardhshëm. Për këtë vit, për masën e re për subvencionim të kontributeve në rritjen e pagave, siguruam 2.4 miliardë denarë. Këto mjete do të shkojnë në fonde në emër të kontribute dhe me këtë edhe një herë dëshmojmë se po punojmë ndershëm dhe me përgjegjësi”, tha Carovska./Telegrafi/