LAJMI I FUNDIT:

Capital T befason të gjithë, performancë e nivelit botëror në Hangover (Video)

Capital T befason të gjithë, performancë e nivelit botëror në Hangover (Video)

Hip hop superylli, Capital T, të mërkurën mbrëma në Hangover të Gjakovës realizoi një prej performancave më epike ndonjëherë për ndonjë artist shqiptar në një koncert në trojet shqiptare.

Koncertet e verës jemi mësuar t’i shohim me artistë të zakonshëm, në formate të zakonshme.

Megjithatë, e mërkura mbrëma nuk ishte aspak e zakontë në Hangover, dhe aq më pak nuk ishte e zakontë për reperin Capital T.


Në një atmosferë tejet të ngrohtë të krijuar nga deejayt lokal në një prej klubeve më të mëdha dhe më të suksesshme në Kosovë, Hangover, Capital T zbarkoi me misionin epik.

Të gjitha dritat u ndalën teksa një dritë e kuqe u ndez në skenë. Papritmas, skena u pushtua nga dhjetëra aktorë skenikë të veshur në të zezë. Dihej, është skena nga klipi “Hitman”, shkruan Telegrafi.

Nata më e çmendur e vitit të shtunën në Hangover, performon Niki Belucci (Foto/Video)
Lexo po ashtu Nata më e çmendur e vitit të shtunën në Hangover, performon Niki Belucci (Foto/Video)

Por, ku ishte njeriu i hiteve, the HITMAN?

Për të simbolizuar mbretërimin në skenën e hip hopit ai u ngjit në majen e Hangoverit, në ballkonin perandorak të Cesarit të ngritur në Hangover, ku u shfaq papritmas, në mënyrë krejt spektakolare.

100% live, Kapo interpretoi një prej hiteve të tij më artistike dhe më emblematike të kohës, por jo vet, i ndihmuar nga publiku që një zëri i ndihmoi kësaj performance epike.

Më pas Capo iu ngjit skenës për fundin e performancës së Hitman, për të hedhur veshjet e tij serioze të bartuar enkas për hapjen e performancës me “Hitman”, për të ndezur në maksimum atmosferën me projektet e tij ritmike “Pare, Pare”.

Dhe krejt në fund të performancës së tij ekipi “Bongo” u kompletua në skenë. Plot zjarr e britma Hangover u bë shkrum e hi me të hyrë Dhurata Dora në skenë, e cila në formë perfekte trupore, performoi “live” me Capital T projektin e tyre të përbashkët.

Afërsia e tyre e madhe lë shumë pikëpyetje nëse mund të jenë në lidhje, por më e rëndësishme se kaq është romanca mes tyre dhe publikut, një tregim i përkryer i cili mori fund vetëm në orët e para të së enjts, sepse Dhurata nuk u ndal.

Në Hangover të shtunën performon Niki Blucci, në atë që konsiderohet mbrëmja e vitit në industrinë argëtuese kosovare.

Telegrafi dhuron 20 bileta dhe mjafton të vizitoni faqen Telegrafi Events për detajet e mëtutjeshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina
Kalo në kategori