LAJMI I FUNDIT:

Capello: Ronaldo ishte arrogant dhe i pavolitshëm për skuadrën në Botëror

Capello: Ronaldo ishte arrogant dhe i pavolitshëm për skuadrën në Botëror
(Foto: Getty/Twitter)

Fabio Capello e ka cilësuar Cristiano Ronaldon si ‘arrogant’, ndërsa ka këmbëngulur se kapiteni i Portugalisë ishte ‘i pavolitshëm’ për vendin e tij gjatë Kampionatit Botëror në Katar.

Reklama

Duke reflektuar mbi turneun në një intervistë me agjencinë italiane të lajmeve Corriere Della Sera, ish-trajneri i Anglisë sulmoi gjithashtu portierin e Argjentinës, Emiliano Martinez, duke e etiketuar atë ‘budalla’ pas gjestit të turpshëm në finale.

Duket se ka pasur shumë gjëra të mira nga Katari për strategun italian, por duke folur për largimin e Ronaldos nga turneu, Capello nuk ka treguar simpati.

(Foto: Getty)

“Ronaldo ia solli atë vetes, ndërsa është e turpshme për gjithë atë që ka bërë në karrierën e tij”.

“Si lojtar, askush nuk mund ta vë në dyshim, por ai ishte arrogant. E ofroi veten pa gjetur një klub që do të besonte tek ai; është bërë paksa i pavolitshme për një skuadër”, ka deklaruar ish-trajneri i Real Madridit dhe Juventusit.

Maroku e mposhti Portugalinë (1-0) në çerekfinale të ‘Katar 2022’ duke shkaktuar njërën prej shumë befasive të këtij Botërori, ndërsa Ronaldo u largua nga fusha në lot. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Drejtori në largim i Barcelonës zbulon se çfarë po ndodhë me rastin e Messit

Drejtori në largim i Barcelonës zbulon se çfarë po ndodhë me rastin e Messit

La Liga
Si e kishte parashikuar saktë nëna e ndjerë e Adriano Gallianit rrugëtimin e Monzas për në Serie A

Si e kishte parashikuar saktë nëna e ndjerë e Adriano Gallianit rrugëtimin e Monzas për në Serie A

Serie A
Pochettino e do njërin ndër yjet më të mëdhenj të Real Madridit te Chelsea

Pochettino e do njërin ndër yjet më të mëdhenj të Real Madridit te Chelsea

Premier League
Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Bundesliga
Vetëm 15 vjeç, por talenti i Barcelonës ka shënuar njërin ndër golat më të bukur të këtij sezoni

Vetëm 15 vjeç, por talenti i Barcelonës ka shënuar njërin ndër golat më të bukur të këtij sezoni

La Liga
Kroos i dashuruar në lojën e talentit të Real Madridit: Ky djalë duhet të stërvitet me ne çdo ditë sepse është i mrekullueshëm

Kroos i dashuruar në lojën e talentit të Real Madridit: Ky djalë duhet të stërvitet me ne çdo ditë sepse është i mrekullueshëm

La Liga
Kalo në kategori